
Nga data 23-26 maj Shtëpia Rozalba mori pjesë ne festën e popujve duke perfaqësuar Shqipërinë. Ishin 4 ditë plot surpriza, vizita dhe mundësi njohjeje. Vajzat performuan në skenë me dy kërcime popullore dhe një kengë, nderkohë që nje stendë me punime të vajzave dhe te zonës u vizitua nga qindra persona ne katër ditët e festës.
Me këtë rast na vizitoi edhe kantautori Ermal Meta, konsulli i Shqipërisë në Bari z. Artur Bardhi dhe Assesoria e Barit! Falenderojmë shoqatën shqiptare Aquile di Seta e cila na perzgjodhi të perfaqësonim Shqipërinë në këtë event kaq te rëndësishëm.









