Qendra rinore Motrat Venerini

Vizioni
“Të edukosh për të çliruar”

Misioni
Nëpërmjet aktiviteteve parandaluese, sensibilizuese, formuese dhe edukative kemi për qëllim të mbeshtesim dhe të shoqërojmë fëmijët, adoleshentët, të rinjtë, të rriturit dhe të gjithë personat në nevojë që të realizojnë hap pas hapi jetën e tyre dhe të kuptojnë rolin e tyre në shoqëri, duke zbuluar kështu thirrjen e tyre.

Qendra Rinore Venerini ka në fokusin e saj promovimin dhe rritjen shpirtërore, njerëzore dhe profesionale të individit. Ajo e realizon këtë qëllim nëpërmjet aktiviteteve sensibilizuese, parandaluese, formuese në qendër të të cilave janë fëmijet, adoleshentët dhe të rinjtë. Gjithashtu ajo konkretizon vlerat e saj nëpërmjet kurseve formuese, takimeve psikosociale e shpirtërore, lojërave, organizimeve të ndryshme për të rriturit, laboratorit të fasonerisë dhe vizitave të vazhdueshme në familje.

25 Vjetori

Janë me qindra fëmijë, adoleshentë, të rinjt dhe të rritur përfitues të këtyre shërbimeve dhe aktiviteteve. Kontributi yt bën të mundur vazhdimësinë e shërbimit tonë.

NA NDIHMO QË TË NDIHMOJMË

60000

orë vullnetariati

76

vajza të mikpritura

45

raste emergjence

3500

takime formimi

6000

prani në qendër