Koncert bamirësie “Mbështetja jote, fuqia jonë”

Nëse ke zemër të pastër historia mbaron e lumtur!!
Gara me vështirësitë dhe sfidat në shtëpinë Rozalba fitohet me ndihmën TUAJ. Me JU që u ndalët dhe hapët mendjen dhe zemrën,me JU që vrapuat sapo dëgjuat thirrjen për tu bërë pjesë e një “dashurie” pa kushte e shpërblim.

Falë angazhimit të Presidentit të bankës Intesa Sanpaolo, Z.Alessandro D`oria, me praninë e Ambasadorit italian Z.Fabrizio Bucci, me praninë e Ambasadorit të BE-së Z.Silvio Gonzato dhe me zërin e mrekullueshëm dhe modestinë brilante të Marsela Cibukaj, së bashku me bandën muzikore italiane të Patric Djivas, u organizua kjo mbrëmje bamirësie, në favor të Shtëpisë Rozalba. Ishte një moment i jashtëzakonshëm, ku qindra shqiptarë dhe shumë miq nga Italia, u mblodhen për këtë mbrëmje bamirësie duke dhënë kontributin e tyre, me shitjen e mbi 800 biletave. Kjo mbështetje për Shtëpinë Rozalba ishte edhe një mundësi për krijimin e kontakteve dhe për rritjen e vizibilitetit.
Ju jemi mirënjohës të gjithëve që na mbështetët. Na bëtë të kuptojmë se nuk jemi vetëm .
Na lumturuat dhe na mbushët me gëzimin e shpresës!
Me gëzimin se dëshira për të dashur e për të dhuruar dashuri është ngjitëse,secili me mënyrën dhe formën e tij!
Askush nuk është aq i pasur sa të mos ketë nevojë për të tjerët dhe askush nuk është aq i varfër sa të mos ketë asgjë për të tjerët!
Faleminderit nga zëri dhe zemra e familjes së madhe ROZALBA🌹