Festa e Popujve 2025, Bari Itali

Shtëpia Rozalba përfaqësoi Shqipërinë në Festën e Popujve Bari 2025 me tradita dhe artizanat

Në Festën e Popujve në Bari 2025, Shtëpia Rozalba përfaqësoi Shqipërinë me produktet tradicionale të dhuruara nga Mrizi i Zanave dhe punimet artizanale të vajzave të shtëpisë. Mrizi i Zanave dhuroi produktet falas, ndërsa të ardhurat nga shitjet u përdorën për mbështetjen e Shtëpisë Rozalba.

Gjatë eventit, stenda e Shtëpisë Rozalba priti Ipeshkvin dhe Kryetarin e Bashkisë së Barit, si dhe Konsullin Shqiptar në Bari, Z. Arjan Vasjari.

Performancat përfshinë vallen tradicionale të Rugovës, këngën “Kuq e Zi” dhe këngën e Eurovision-it “Zjerm” me koreografi të veçantë, duke krijuar emocione të forta për komunitetin shqiptar në Bari.

Festa vazhdoi me shumë energji dhe u vizitua nga qindra persona, ndërsa falënderimet shkuan edhe për Le Aquile di Seta për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë event të rëndësishëm.