Së bashku për të mirën

“Insieme per il bene” – Së bashku për të mirën.
Kështu, më 10 qershor, falë The Skill, u mblodh në një darkë speciale me më shumë se 200 personalitete – njerëz nga politika, fusha sociale, ajo sportive dhe artistike – të cilët përqafuan realitetin e Shtëpisë Rozalba, duke nisur kështu një rrugëtim të ri së bashku.
Në atë darkë u kontribua me 12,300 euro. U vendosën kontakte të reja, u shkëmbyen ide dhe u shprehën dëshira për familjen tonë të madhe.

Faleminderit The Skill!
Faleminderit Andrea Camaiora për zemrën tënde të madhe dhe mendjen tënde të ndritur.