Qendra multifunksionale ditore ofron për fëmijët, adoleshentët, të rinjtë dhe të rriturit takime formimin, sensibilizimi dhe parandalimi lidhur me problematikat e ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Nëpërmjet këtyre takimeve qendra ka për qëllim të nxisë tek individi qytetarinë aktive dhe ta sensibilizojë atë mbi të mirën e përbashkët. Nga kjo synohet qëtë rinjtë të përgatitetn për të kontribuar në ndërtimin e shoqërisë, bazuar në solidaritet, drejtësi, vëllazëri dhe paqe.
-

Kursi i kërcimit & baletit & valles
Kursi i kërcimit, baletit dhe valles në Shtëpinë Rozalba është një hapësirë ku fëmijët dhe të rinjtë zhvillojnë talentin, vetëbesimin dhe disiplinën përmes artit të lëvizjes. Përmes baletit klasik, valleve moderne dhe kërcimeve tradicionale, pjesëmarrësit mësojnë koordinimin, elegancën, ritmin dhe punën në grup. Ky kurs nuk është vetëm një aktivitet artistik, por edhe një mënyrë
-

Kursi i sporteve (futboll, volejboll)
Sporti është thelbësor për zhvillimin fizik dhe emocional të të rinjve, sepse i mëson të punojnë në grup, të përballen me sfida dhe të jenë aktivë. Në kursin e sporteve, vajzat e Casa Rosalba dhe fëmijët e fshatit marrin pjesë së bashku në aktivitete si futboll dhe volejboll. Ky kurs i ndihmon të rinjtë të
-

Kursi i piktures
Në kursin e pikturës, vajzat e Casa Rosalba dhe fëmijët e fshatit punojnë së bashku me mësuesit, duke mësuar teknika të ndryshme dhe duke shprehur kreativitetin e tyre. Ky kurs u ndihmon të rinjve të zhvillojnë aftësi artistike, të shprehin emocionet dhe të përballen me sfida që mund të hasin edhe në shkollë, duke i
-

Shërbimi i passhkollës
Në shërbimin pas-shkollës, vajzat punojnë së bashku me edukatoret dhe mësueset e Casa Rosalba, ndërsa fëmijët e fshatit ndjekin aktivitetet me mësuesit përkatës në qendrën e oratorit. Ky program u ofron të rinjve mundësi për t’u angazhuar në aktivitete edukative dhe kreative, duke i ndihmuar të përballojnë edhe vështirësitë që mund të hasin në shkollë,
-

Kursi i matematikës
Matematika është një nga aftësitë bazë që ndihmon të rinjtë të mendojnë logjikisht dhe të zgjidhin probleme në jetë të përditshme.Ky kurs ndihmon të rinjtë të zhvillojnë mendimin kritik, disiplinën dhe besimin në vetvete, duke i përgatitur për sfida të ndryshme arsimore dhe personale.
-

Kursi i gjuhëve të huaja (anglisht, italisht)
Të mësosh gjuhë të huaja është një hap i madh drejt botës dhe mundësive të reja. Në kursin tonë të gjuhëve, vajzat e Casa Rosalba, së bashku me djemtë dhe vajzat nga fshati, mësojnë anglisht dhe italisht në mënyrë praktike dhe kreative. Përveç përvetësimit të gjuhëve të reja, ky kurs i ndihmon të rinjtë të