Qendra multifunksionale ditore ofron për fëmijët, adoleshentët, të rinjtë dhe të rriturit takime formimin, sensibilizimi dhe parandalimi lidhur me problematikat e ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Nëpërmjet këtyre takimeve qendra ka për qëllim të nxisë tek individi qytetarinë aktive dhe ta sensibilizojë atë mbi të mirën e përbashkët. Nga kjo synohet qëtë rinjtë të përgatitetn për të kontribuar në ndërtimin e shoqërisë, bazuar në solidaritet, drejtësi, vëllazëri dhe paqe.
Qendra gjithashtu ofron kurse të ndryshme si:
- Kursi i muzikës (piano dhe kitarë)
- Kursi i gjuhëve të huaja (anglisht, italisht)
- Kursi i kompjuterit
- Kursi i valles
- Kursi i matematikës
- Shërbimi i passhkollës
- Kinema
Këto kurse synojnë të ofrojnë një formim të gjithanshëm për ata që i frekuentojnë.
Qendra ofron dhe mundësi të tjera argëtimi të shëndoshë si:
- Kursi i sporteve (futboll, volejboll)
- Aerobi
- Çiklizëm
Një ndër aktivitetet më të fundit në favor të grave ka qenë dhe hapja e fasonerisë e cila ka ofruar mundësi punësimi për 25 gra.