Qendra e riintegrimit mund të themi që është vazhdueshmëria e projektit të strehëzës Rozalba. Vajzat e mirëpritura në qendër mund të qëndrojnë aty nga 1 deri në 3 vite sipas ecurisë dhe planifikimit që bëhet me secilën vajzë. Qendra ofron këto 3 mundësi:
- Konvikt për vajzat e rretheve: Familjet e zonave malore që nuk kanë mundesi t’ju ofrojnë bijave të tyre studimin në arsimin e mesëm të lartë, për shkak të distancës, kanë qenë një shtysë për të realizuar një konvikt për këto vajza, të cilat mund të frekuentojnë qoftë Gjimnazin Rogacionistet, qoftë shkollat e qytetit.
- Vajzat e Shtëpisë Rozalba në vitin e fundit të Gjimanzit: Për të shoqëruar vajzat e shtëpisë Rozalba drejt autonomisë, kemi menduar që vitin e fundit të Gjimnazit ta jetojnë në Lezhë në shtëpine e Motrave Venerini. Kjo mundëson që vajzat të fillojnë për të jetuar në një dimension më të gjerë që i përshtat me jetën dhe sfidat e saja pasi të largohen nga shtëpia Rozalba.
- Vajzat mbi 18 vjeç të cilat dalin nga Shtepia Rozalba dhe kanë nevojë akoma për praninë e motrave. Perveç vajzave që janë në vitin e fundit të studimit të tyre në Arsimin e Mesëm të Lartë, në këtë shtëpi do të mirëpriten edhe vajzat që kanë mbushur moshën 18 vjeç që duke dalë nga shtëpia Rozalba, dëshirojne që të jenë të shoqëruara për të përballuar jetën me sfidat e saja. Këto vajza, mund të jetojnë në pjesën e gjysëm-autonomi ku edhe pse në një strukture të përbashkët të mund të jetojnë autonominë e tyre duke ditur se është një dorë mike që i mirëpret të gjitha herët që kanë nevojë.