Qendra Multifunksionale Ditore

Qendra multifunksionale ditore ofron për fëmijët, adoleshentët, të rinjtë dhe të rriturit takime formimin, sensibilizimi dhe parandalimi lidhur me problematikat e ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Nëpërmjet këtyre takimeve qendra ka për qëllim të nxisë tek individi qytetarinë aktive dhe ta sensibilizojë atë mbi të mirën e përbashkët. Nga kjo synohet qëtë rinjtë të përgatitetn për të kontribuar në ndërtimin e shoqërisë, bazuar në solidaritet, drejtësi, vëllazëri dhe paqe.

Qendra gjithashtu ofron kurse të ndryshme si:

  • Kursi i muzikës (piano dhe kitarë)
  • Kursi i gjuhëve të huaja (anglisht, italisht)
  • Kursi i kompjuterit
  • Kursi i valles
  • Kursi i matematikës
  • Shërbimi i passhkollës
  • Kinema

Këto kurse synojnë të ofrojnë një formim të gjithanshëm për ata që i frekuentojnë.

Qendra ofron dhe mundësi të tjera argëtimi të shëndoshë si:

  • Kursi i sporteve (futboll, volejboll)
  • Aerobi
  • Çiklizëm

Një ndër aktivitetet më të fundit në favor të grave ka qenë dhe hapja e fasonerisë e cila ka ofruar mundësi punësimi për 25 gra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *