Oratori Venerini

Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, qendra multifunksionale Oratori Venerini ka hapur aktivitetet e saja për të gjithë fëmijët, adoleshentët, të rinjtë e fshatit Gjadër dhe zonave përreth, aktivitete të cilat konsistojnë në kurse të ndryshme që ndihmojnwë në zhvillimin personal, akademik dhe kulturor te pjesëmarrësve.

Në këtë qëndër ofrohen kurse si: kurse matematike, kurse të gjuhëve të huaja, kursi i futbollit, kurse pikture, kurse instrumentash te ndryshme muzikore si dhe shërbime të pas-shkollës si ndihmesë për të gjithë ata fëmijë që kanë vështirësi në mësimnxënje. Të gjithë këto aktivitete zhillohen në prani dhe me ndihmë te mësuesve të kualifikuar në fushat përkatëse.

Gjithashtu, kjo qendër, shërben edhe si një mundësi efiçente që fëmijët dhe të rinjtë te mund të kalojnë kohën e tyre të lirë ne mënyrë cilësore nëpërmjet aktiviteve ludike dhe punëve ne grup.

Qendra multifunksionale Oratori Venerini ka si synim primar të jetë për të gjithë fëmijët, adoleshntët dhe të rinjtë, një qendër ku bashkëveprohet dhe mësohet jetesa në komunitet me vlera dhe morale te larta.