
9 vjetori i shtëpisë Rozalba.
9 vite ecje, 9 vite njohje, 9 vite takime, 9 vite shoqërim, 9 vite siguri, 9 vite mbështetje, 9 vite investim, e akoma kemi për të punuar e ndërtuar shumë në vreshten e Zotit.
Kemi prekur e takuar me duart tona persona të brishtë, persona të privuar nga jeta njerëzore. Për arsye nga më të ndryshmet Shtëpia Rozalba në këto 9 vite ka kërkuar të dëshmojë që jeta është dhuratë, ka kërkuar të vlerësohet si dhuratë dhe të ofrohet si tillë.
Gjatë këtyre 9 viteve, në këtë shtëpi familjeje, kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre dhe janë integruar 76 vajza dhe janë mbështetur rreth 45 raste emergjente nga një staf i përkushtuar; motra, edukatorë, punonjës social dhe psikologë.
Në këto 9 vite gjithmonë kemi qenë të mbështetur nga kontributi dhe dashuria e shumë miqve si: Guardia di Finanza, Hesperia Bimbi Modena, me dhjetëra familje italiane dhe shumë biznese në Shqipëri, si: Mrizi i Zanave, Madish Shpk, Junik Shpk, Colacem Albania, Rapsodia, Vëllezërit Shtjefni, zyra Noteriale Vasil Martini Lezhë, zyra e avokatisë Agim Ibraj, Sava Dental, optika Serena, Rotary Lezhë, Rotary Elbasan, Caritasi Shqiptar, Ambasada italiane, Fondi Social, Qarku Lezhë, dhe nga shumë miq të tjerë të cilët e kanë bërë të mundur dhe e bëjnë të mundur vazhdimësinë e misionit tonë.





























