
“Unë nuk do t’ju lë më kurrë” ishin fjalët e kantautorit Ermal Meta, nderkohë që po largohej pas vizitës së parë në Shtëpinë Rozalba. Fjalë që na mbushën me shpresë, por që njekohesisht na habitën ,sepse per hir të së vërtetës na dukej pak e pamundur që një njeri i botës së spektaklit të mund te kishte në vemendje realitetin tonë. Një realitet që gjindet në një fshat te vogël te Zadrimës. POR ,Ermali e mbajti fjalen. U kthye ne shtëpinë Rozalba së bashku me një kamion me vegla muzikore.Telefonatat e tij të herëpashershme për tu interesuar për vajzat bënë të kuptojmë shpirtin e tij të madh. Ai bashkohej në shqetësimet dhe gëzimet e përditshmërisë sonë!
Ne shkurt te vitit 2022 ai ne bashkëpunim me z. Erion Velia organizoi darkën e bamirësisë duke i dhuruar shtëpisë Rozalba shumen prej 100 mije euro të cilat mbuluan shpenzimet e më shumë se një viti. Me dashamirësi zgjodhi të mirëpriste në familjen e tij tri vajza gjatë pushimeve të dimrit dhe të verës. Por Ai nuk ndalej duke projektuar dhe menduar mënyra se si ta mbështeste realitetin tonë dhe më 17 shkurt Ermali në bashkepunim me Ajola Xoxa, Erion Velia dhe Erka Mato organizoi një darkë tjetër me temën: “ Bëhemi bashkë për Shtëpinë Rozalba” E çfarë mund të themi për shumë për djalin, kengëtarin me zemër të madhe pervec se e ka bërë shtëpinë Rozalba shtëpinë e zemrës së tij!!!! Faleminderit nga zemra Ermal edhe pse ty nuk të pëlqen të të falënderojmë, por mirënjohja është minimumi qe mund te kemi karshi teje.





















