Darkë bamirësie me “Veteranët” e Qendrës Rinore “Venerini”

Shtëpia Rozalba dhe vajzat e saj janë kthyer tashmë në mision për shumë persona që e njohin këtë realitet dhe sapo e njohin bukurinë dhe rëndesinë kësaj shtëpize pyesin veten: “ Cfarë mund të bëj unë?”. Kësaj radhe nismën e morën “ veteranët” e Qendrës Rinore “Venerini”. Ata që në këtë vend jane rritur, por edhe pse sot jetojnë nëpër vende te ndryshme të Italisë zemra e tyre rreh fort cdo herë që motrat Venerini bashkëndajnë të rejat e misionit te tyre. Të gjithë u bëmë bashkë. Nga Milano, Bologna, Sardegna, Lago di Garda, Rimini, Aquila dhe organizuan darkën e mrekullueshme për rreth 230 persona. Forca dhe pasioni i tyre perfshiu shumë realitete të tjera që dhuruan gati 100% të materialeve dhe ushqimeve te darkës.

Darka u përgatit nga Chef. Genc Doda së bashku me bashkëshorten e tij , të cilët atë darkë mbyllën restorantin e tyre dhe erdhën për të gatuar për ne. Darka u shërbye nga te rinjtë tanë nën klimën e bukur të solidaritetit. Gjatë darkës dëshmi të ndryshme bënë të mundur që shtëpia Rozalba të njihej më mirë nga shumë miq te cilët vinin nga komuniteti i Bollates dhe nga vende të tjera. Në darkën performuan me një valle tre nga vajzat tona dhe njëra prej tyre dha dëshminë e saj. Faleminderit vërtetë nga zemra!!!!

Me ju mundemi shumë dhe për më shumë!!!