Hapja e Aktiviteteve 2024-2025

Nisja e aktiviteteve në Qendrën Rinore “Venerini” për vitin shkollor 2024-2025 !

Qendra Rinore “Venerini” është kthyer tashmë në një folezë që ofron përkujdesje për fëmijët e vegjël, duke siguruar një ambient të sigurt larg varësive dhe kërcënimeve të ndryshme , derisa ata të kenë fituar aftësitë e duhura dhe të jenë të gatshëm për t’u shkëputur dhe fluturuar të pavarur drejt së ardhmes.

Rifilluam aktivitetet tona të planifikuara për 10 muaj (shtator-qershor), duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për fëmijët nga fshati Gjadër dhe zonat përreth.
Me transport të siguruar, ne i mirëpresim fëmijët të zbulojnë pasionet e tyre dhe të zhvillojnë talentet përmes një programi të pasur e gjithëpërfshirës.
Qendra jonë ofron një gamë të gjerë aktivitetesh që mbështesin edukimin, zhvillimin dhe argëtimin e fëmijëve:

  • Programi pas-shkollor që ndihmon nxënësit të konsolidojnë mësimet dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë.
  • Kurse në gjuhë të huaja -anglisht, italisht dhe gjermanisht – si mundësi për të komunikuar me njerëz nga vende të ndryshme, për të fituar një perspektivë më të gjerë mbi botën, si dhe për të rritur mundësitë për edukim dhe karrierë në të ardhmen.
  • Kurs në matematikë për të thelluar aftësitë logjike dhe të mendimit kritik tek nxënësit
  • Kurse instrumentesh muzikore
    -piano, violinë, kitarë dhe bateri – për t’i ndihmuar fëmijët të shprehin talentin e tyre muzikor.

Kurse sportive për të promovuar:

  1. Zhvillimin e aftësive fizike
  2. Stil jetese aktive dhe të shëndetshme si edhe socializim me bashkëmoshatarët

Kurs pikture –për të zhvilluar aftësi artistike dhe kreative, duke i ndihmuar fëmijët të shprehin idetë dhe ndjenjat e tyre përmes artit vizual duke konsoliduar.

  1. Zhvillimin e teknikave artistike
  2. Shprehjen personale
  3. Zhvillimin e aftësive për të parë dhe interpretuar botën përreth në mënyrë më të thellë

Kurs kërcimi- që ndihmon në:

  1. Zhvillimin e aftësive motorike Përmirësimi i koordinimit, ekuilibrit dhe fleksibilitetit.
  2. Shprehjen artistike
    Ofrimi i mundësisë për të shprehur emocione dhe ide përmes lëvizjeve dhe ritmit.
  3. Rritjen e vetëbesimit
  4. Socializimin. Nxitja e bashkëpunimit dhe krijimi i marrëdhënieve me të tjerët

Takime formuese që kultivojnë vlera njerëzore dhe zhvillim personal. Këto takime synojnë të krijojnë një hapësirë për reflektim, shkëmbim idesh, dhe përmirësim të vazhdueshëm përmes diskutimeve, duke kontribuar në rritjen personale të pjesëmarrësve.

Lojëra edukative dhe zbavitëse -për një atmosferë dinamike ku kombinohet argëtimi me mësimin, duke ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësi të ndryshme si zgjidhja e problemeve, kreativiteti dhe bashkëpunimi.

Një vit plot mundësi, zhvillim dhe argëtim!