Përvjetori i Kongregatës së parë në Shqipëri

Më 12 maj, eventi kryesor i festimit të 25 vjetorit, u zhvillua në Gjader, qendër e parë e Kongregatës sonë në Shqipëri. Ishte një ditë e veçantë për ne, Motrat Venerini, sepse kujtuam, në prani të autoriteteve civile shqiptare dhe italiane, priftërinjve, rregullëtarve, dashamirësve, mësuesve, studentëve, ish-nxënësve, “ambasadorëve të paqes”, familjeve dhe shumë besnikëve të misionit tonë, dhuratat e hirit që vitet e fundit Zoti ka dashur t’u dhurojë Veprave tona. Ne gjithashtu kujtuam, me anë të një libri të botuar në italisht dhe shqip, motrat që kanë kryer apostolimin e tyre këtu, Don Antonio Sciarra i cili e deshi dhe e thirri praninë tonën në Shqipëri, dhe shumë të rinj që kemi takuar dhe edukuar ndër vite të cilët tani vazhdojnë ecjen e tyre shpirtërore dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit. Motoja domethënëse dhe shumë thelbësore “Eduko për të çliruar” e prezantuar nga të rinjtë e Oratorit, theksoi karizmën edukativa që ka kongregata dhe vazhdon të zhvillojë në qendrën Rinore Venerini, në shoqatën “Ambasadorët e Paqes” dhe në Shtëpinë Rozalba. Vallet, këngët, dramatizimet, dëshmitë dhe fjalimet e ndryshme, në të cilat fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit ishin protagonistë, gëzuan dhe i dhanë ngjyrë e hijeshi kësaj feste. Për këtë rast, nënkryetari i Bashkisë Lezhë dorëzoi një çertifikatë mirënjohjeje për Moter Enrica Giovannini, përgjegjëse e bashkësisë së Motrave Venerini prej vitesh, e cila 25 vjet më parë mbërriti në Shqipëri dhe frymëzoi Don Antonion për shumë iniciativa që kishin të bëjë sidomos me edukimin e të rinjve. Njohja, siç theksoi gjithashtu nënkryetari i Bashkisë, është një shenjë vlerësimi edhe për praninë dhe shërbimin e gjithë motrave Venerini që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ‘mësuese të jetës’ me misionin e tyre në Shqipëri. Dita mbaroi me një cocktail të pasur dhe të përgatitur bujarisht nga gratë e fshatit Gjader dhe të shoqëruar nga muzika dhe vallëzimet e të rinjve.