Javë e paharrueshme për ne Mësueset e Përshpirtshme Venerini, ajo
që sapo kemi kaluar. Gjatë kësaj jave janë zhvilluar disa evente për të
festuar 25 vitet e pranisë së Kongregatës sonë në Shqipëri. Në të gjitha
eventet patëm praninë e mirëpritur dhe të gëzueshme të Nënës sonë
Gjenerale, Moter Eliana Massimi, Këshilltaren e Përgjithshme, Moter
Tereza dhe Nënën provinciale, Moter Enrica Giovannini, të cilat erdhën
në Shqipëri për rastin festiv.
Më 11 maj u përurua shtëpia e re në Lezhë, që ka qëllim pritjen nën
formën e gjysmë-autonomisë, të vajzave të rritura të shtëpisë “Rozalba”
dhe të studentëve në nevojë. Pas prerjes së shiritit, Nëna e Përgjithshme duke falënderuar ata që kanë kontribuar në këtë realizim të rëndësishëm, theksoi se si kjo vepër e re korrespondon me karizmën edukative të shën Rosa Venerinit, themelueses sonë. Në prani të nxënësve të shumtë, miqve dhe të ftuarve, riti i bekimit të shtëpisë u krye nga ipeshkvi i Lezhës, Imzot Ottavio Vitale, i cili shprehu kënaqësinë e tij për punën e re që po zhvillohet.
Të rinjtë e Shkollës “Rogacionistet”, ku ne ofrojmë punën tonë
formuese, të udhëhequr nga Moter Arta Suli, paraqiten disa valle, poezi
dhe këngë të kushtuara në veçanti dinjitetit të gruas. Një cocktail dhe
një klimë festive e kurorëzoi mbrëmjen e festës.
Shtëpia e re ne Lezhë
