Më 13 maj, festa u zhvendos në Blinisht, qendra e misionit të Zadrimës, ku, në kishën e Martirëve Shqiptarë, një vajzë e re moter Fatmira Prroni bëri kushtet e para rregulltare. Mesha në të cilën u pa pjesëmarrja e shumë priftërinjve dhe besimtareve, dhe që u kremtua nga Ipeshkvi i Dioqezës, Mons Simon Kulli, i cili theksoi në predikim karizmen e kongregatës sonë dhe falënderoi për praninë dhe veprën tonë edukative që e përçojmë në shumë realitete. Me moter Fatmiren, me origjinë nga fshati Bardhaj (Shkodër), janë gjashtë motra që vitet e fundit, të tërhequra nga shembulli i përkushtimit të motrave dhe nga misioni i shën Rosa Venerinit, kanë zgjedhur të ndjekin Zotin në rrugën e kushtimit. Ishte një meshë shumë e bukur dhe prekëse për të gjithë dioqezën. Afërsia e njerëzve dhe pjesëmarrja e madhe e priftërinjve, autoriteteteve, studentëve, ish-nxënësve, bashkëpunëtorëve, miqve, familjeve, besnikëve ndaj eventeve të ndryshme të javës na kanë gëzuar dhe, në një mënyre, ata janë njohja e veprës apostolike që, me përulësi, por me qëndrueshmëri dhe besnikëri, ne përpiqemi ta kryejmë si Motra Venerini në këtë vend.
SR. FATMIRA PRRONI, profesioni i saj i parë fetar
