Prej disa muajsh, të rinjtë tanë janë angazhuar në një rrugëtim të veçantë përmes metodologjisë së të nxënit nëpërmjet shërbimit (Service Learning). Në bashkëpunim me Fondacionin Mary Ward Loreto, kemi zhvilluar trajnime dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e jetës në komunitet.

📋 Prioritetet e identifikuara:

     🎨 Arti dhe kultura 

     👵 Kujdesi ndaj të moshuarve

🧠Trajnimet përfshijnë:

– Metodologjia dhe hapat e saj

– Trajnim me mjekë për sëmundjet e të moshuarve

– Tematika psikologjike për të rinjtë

💬Pse u fokusuam te të moshuarit?

* Ndikim pozitiv shoqëror

* Nevojë reale dhe në rritje

* Mirënjohje për brezin e mëparshëm

📍Eventi u zhvillua me mbështetjen e Mary Ward Loreto, me përfaqësuese Aferdita Gjoni.

I pranishëm ishte famullitari ynë Dom Emiljan Paloka që hapi aktivitetin, drejtoresha e ZVA Lezhë Antoneta Suta, drejtoresha e Projekteve Strategjike dhe Integrimit Europian në Bashkinë Lezhë Vasilika Laska, dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, përfshirë Dr. Ndrec Zefi, Kryetar i Këshillit të Kryqit të Kuq, Dega Lezhë.

🌍 Një shembull frymëzues për të rinjtë në të gjithë komunitetin tonë.

“Shtëpi rozalba një strehëz për vajzat në vështirësi” është projekti 1 vjeçar që qendra jonë po zbaton. Falë këtij projketi të finacuar nga Porticus Vienë, shtëpi-familja rozalba arrin tju ofrojë vajzave ushqim, veshmbathje, shërbime mjeksore, shërbime psikosociale, mundësinë e shkollimit dhe tju përgjigjet nevojave specifike që secila nga vajzat ka. Gjithashtu nëpërmjet këtij projekti, shtëpia Rozalba mbështet me pagesën e qerasë dhe shërbimin psikologjik 6 nga familjet e vajzave.

Është projekti e cili ka filluar të zbatohet më 1 shkurt, projekt i financuar nga Bashkimi Europian si nën grant i Karitasit shqiptar. Nëpërmjet këtij projekti synojmë mbi të gjitha të mbështesim në zhvillimin e tyre konjektiv vajzat të cilat për shkak të së shkuarës së tyre manifestojnë vështirësi në të konceptuar dhe menduar. Vajza që kanë vështirësi të lehta të shëndetit mendor.

Është mikro-projekti 4-mujor i financuar nga Karitas Italia, projekt ky që synon tju ofrojë vajzave mundësine e një mbështëtje në mësim-nxënje dhe kurse të ndryshme formuese gjithashtu dhe laboratore që ti ndihmojnë për të zhvilluar dhe nxjerrë në pah aftësi e tyre.