Projektet për vitin 2024–2025
Projekt i financuar nga ABI Bank:
“Të edukosh për të çliruar”
Qendra Rinore – Motra Venerini
(“Shtëpi-Familje ROZALBA”)
Ky projekt synon bashkëpunimin me institucione publike dhe jopublike, organizata joqeveritare, biznese, individë dhe komunitetin në tërësi.
Qëllimi është ofrimi i një mbështetjeje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve, të rinjve dhe grave në situata të pafavorshme, si dhe të komunitetit në përgjithësi.
Objektivat kryesore të projektit janë:
a) Rritja e mundësive për integrim social dhe zhvillimi i një jete më të pasur dhe moderne për fëmijët, të rinjtë dhe gratë.
b) Aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të grupeve të margjinalizuara, në mënyrë që ato të përshtaten më lehtë në tregun e punës.
Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë:
– 32 vajza rezidente në “Shtëpi-Familje ROZALBA”
– 83 djem dhe vajza pjesëmarrës në Qendrën Ditore “VENERINI”













