Kursi i kërcimit, baletit dhe valles në Shtëpinë Rozalba është një hapësirë ku fëmijët dhe të rinjtë zhvillojnë talentin, vetëbesimin dhe disiplinën përmes artit të lëvizjes. Përmes baletit klasik, valleve moderne dhe kërcimeve tradicionale, pjesëmarrësit mësojnë koordinimin, elegancën, ritmin dhe punën në grup. Ky kurs nuk është vetëm një aktivitet artistik, por edhe një mënyrë për të shprehur emocionet, për të ndërtuar karakterin dhe për të krijuar miqësi në një ambient të sigurt dhe mbështetës. Në Casa Rosalba, çdo hap kthehet në pasion dhe çdo provë në një përvojë që frymëzon.

Sporti është thelbësor për zhvillimin fizik dhe emocional të të rinjve, sepse i mëson të punojnë në grup, të përballen me sfida dhe të jenë aktivë. Në kursin e sporteve, vajzat e Casa Rosalba dhe fëmijët e fshatit marrin pjesë së bashku në aktivitete si futboll dhe volejboll. Ky kurs i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi fizike, të forcojnë bashkëpunimin dhe të fitojnë besim në vetvete.

Në kursin e pikturës, vajzat e Casa Rosalba dhe fëmijët e fshatit punojnë së bashku me mësuesit, duke mësuar teknika të ndryshme dhe duke shprehur kreativitetin e tyre. Ky kurs u ndihmon të rinjve të zhvillojnë aftësi artistike, të shprehin emocionet dhe të përballen me sfida që mund të hasin edhe në shkollë, duke i motivuar të jenë aktivë dhe të besojnë në talentet e tyre.

Në shërbimin pas-shkollës, vajzat punojnë së bashku me edukatoret dhe mësueset e Casa Rosalba, ndërsa fëmijët e fshatit ndjekin aktivitetet me mësuesit përkatës në qendrën e oratorit. Ky program u ofron të rinjve mundësi për t’u angazhuar në aktivitete edukative dhe kreative, duke i ndihmuar të përballojnë edhe vështirësitë që mund të hasin në shkollë, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira me bashkëmoshatarët e tyre.

Matematika është një nga aftësitë bazë që ndihmon të rinjtë të mendojnë logjikisht dhe të zgjidhin probleme në jetë të përditshme.Ky kurs ndihmon të rinjtë të zhvillojnë mendimin kritik, disiplinën dhe besimin në vetvete, duke i përgatitur për sfida të ndryshme arsimore dhe personale.

Të mësosh gjuhë të huaja është një hap i madh drejt botës dhe mundësive të reja. Në kursin tonë të gjuhëve, vajzat e Casa Rosalba, së bashku me djemtë dhe vajzat nga fshati, mësojnë anglisht dhe italisht në mënyrë praktike dhe kreative. Përveç përvetësimit të gjuhëve të reja, ky kurs i ndihmon të rinjtë të fitojnë besim, të komunikojnë më lehtë dhe të zbulojnë interesa dhe talente të reja në fushat kulturore dhe arsimore.

Në kursin tonë të muzikës, vajzat e Casa Rosalba marrin pjesë rregullisht, së bashku me djemtë dhe vajzat e tjera nga fshati, duke mësuar piano, kitarë, violinë dhe bateri. Ky kurs jo vetëm zhvillon aftësitë muzikore dhe kreativitetin, por gjithashtu na ndihmon të zbulojmë talente të reja dhe të motivojmë të rinjtë të jenë aktivë, të angazhuar dhe të përfshirë në fusha të ndryshme artistike dhe kulturore.

Në kursin tonë të kërcimit, vajzat e Casa Rosalba, por jo vetëm, edhe djemtë dhe vajzat nga fshati marrin pjesë rregullisht dhe me shumë entuziazëm. Ata mësojnë valle tradicionale shqiptare, balet, kërcim modern dhe shumë stile të tjera. Ky aktivitet jo vetëm i zhvillon talentet artistike, por i ndihmon të rinjtë të jenë më aktivë, më të angazhuar dhe të hapur ndaj fushave të ndryshme të kulturës dhe bashkëpunimit.