Një rrugëtim i ri për vajzat e Shtëpisë Rozalba

Sot, zemra e Shtëpisë Rozalba rrahu ndryshe.
Katër bija– Klodi, Lume, Ermelinda dhe Debora – u nisën drejt një kapitulli të ri. Pas viteve të qëndrimit në këtë strehë dashurie, ku jeta lulëzoi pas shumë sfidash të heshtura, ato po ecin përpara me guxim dhe shpresë.

Ato erdhën tek ne me shpirtin e ndjeshëm, të lënduar nga mungesa e përkujdesjes dhe përqafimeve që çdo fëmijë meriton. Por këtu, në Shtëpinë Rozalba, gjetën jo vetëm strehë, por familje. Gjetën besim, dashuri dhe një vend ku zemra mund të shërohet në paqe.

Sot, me mall e lot në sy, i përqafuam fort. Largimi i tyre është një hap i rëndësishëm, por dhe i vështirë – sepse kur dashuria ka rrënjosur thellë, çdo ndarje lë gjurmë.

Por ky nuk është fundi.
Është një fillim i bekuar.

Tre familje të reja, me zemër të hapur dhe duar të shtrira, po i presin vajzat tona. Aty ku do të vazhdojnë studimet e tyre dhe do të ndërtojnë një jetë me më shumë mundësi dhe dritë.
Falënderojmë me mirënjohje të thellë këto familje që po bëhen pjesë e rrugëtimit të tyre, duke u bërë një shtyllë e re dashurie në jetën e tyre.

Zoti e ka udhëhequr këtë rrugëtim me kujdesin e tij Aterore.
Ai ka sjellë dritë aty ku dikur kishte pasiguri.
Dhe sot, na kujton se çdo zemër e dashuruar, çdo shpirt i shëruar, është një dëshmi e dashurisë së Tij.

Të dashura Klodi, Lume, Ermelinda dhe Debora:
Ju urojmë rrugë të mbarë. Mos harroni kurrë ku e keni nisur, por mbi të gjitha – mos harroni sa larg mund të shkoni.
Ne jemi gjithmonë këtu, me dyer të hapura dhe zemra plot dashuri.

Me krenari, besim dhe shumë dashuri,
Shtëpia Rozalba