Me datë 4 dhjetor 2025, Shtëpia Rozalba pati kënaqësinë të organizojë darkën e bamirësisë, një mbrëmje e mbushur me ngrohtësi, solidaritet dhe besim tek e ardhmja. ✨
Një falenderim i veçantë shkon për çdo pjesëmarrës, biznes apo individ që e ka shoqëruar shtëpinë Rozalba që në hapat e para të saj dhe vazhdojnë ta mbështesin me të njëjtën dashuri dhe përkushtim. Mirënjohja jonë është e pafund, sepse çdo mbështetje, çdo buzëqeshje dhe çdo gjest i vogël i juaji ndihmon të bëhet një diferencë e madhe në jetën e secilës prej tyre. ❤️ #dhurodashuri
Së bashku treguam edhe një herë se kur njerëzit bashkojnë forcat dhe zemrat, krijohen mundësi të reja dhe ndërtohet një shtëpi e madhe, e sigurtë dhe plot dashuri. 🏠
Faleminderit, që na e bëni të mundur këtë mrekulli!
Askush nuk është aq I pasur sa të mos ketë nevojë për askënd,askush nuk është aq i varfër sa të mos ketë asgjë për askënd!!
FALEMINDERIT!🙏🏻






























