Panetonet artizanale

Gjatë sezonit të dimrit, vajzat së bashku me stafin e Shtëpisë Rozalba nën kujdesin e pastiçierit Roland Paloka realizuan një iniciativë të veçantë: përgatitjen dhe shitjen e panettoneve artizanale, të punuara me shumë përkushtim dhe dashuri.

Rreth 300 panettone artizanale u përgatitën dhe u shitën, falë mbështetjes së jashtëzakonshme të komunitetit tonë. Çdo blerje ishte më shumë se një ëmbëlsirë festive, ishte një kontribut konkret për kauzën dhe aktivitetet tona.

Kjo iniciativë ishte një dëshmi e punës në ekip, përkushtimit dhe fuqisë që ka komuniteti kur bashkohet për një qëllim të mirë.

Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që mbështetën këtë nismë, duke blerë, shpërndarë fjalën apo duke kontribuar në çdo formë. Mbështetja juaj e bën të mundur vazhdimin e misionit tonë.

Nga familja jonë tek e juaja, faleminderit 🤍